Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ka marrë pjesë sot në konferencën ndërkombëtare “Serbët dhe Shqiptarët – Në cilin drejtim?”
Bushati në fjalën e tij bëri thirrje për dialog, por tha se ka tendenca për të sjellë Milloshevicin në kohët e sotme dhe po bëhet një retorikë e shekullit të 19.
“Një çështje tjetër që bashkëpunojmë është në lidhje me procesin e Berlinit. Dhe këtu kam parasysh jo vetëm axhendën e ndërlidhjes por dhe me bashkëpunimet për fushën rinore. Ka serish shenja që vendet tona, Serbi dhe Shqipëri të kalojnë plagët e së kaluarës.
Më bëri përshtypje një deklaratë e mikut tim Ivica Daçiç, që jam marrim dhe këngës pas një lodhje të madhe në punë gjatë gjithë ditës. Përpara dy muajsh homologu im kishte thënë: ‘Kosovën është djepi i Serbisë dhe shqiptarët jashtë si jashtë atdheut”. Kjo retorik e shekulli të 19 nuk i bën nder procesit të anëtarësimit dhe pajtimit mes popujve”, tha Bushati në këtë takim.