Dëshmitë kontradiktore të Xhisiela Malokut,Prokuroria: Nuk kanë asnjë ndikim në hetime!

0
352

Ndryshimi i deklarimeve nga Xhisiela Maloku nuk ka asnjë ndikim në hetimin e prokurorisë së Krujës ndaj shtetasit Rexhep Rraja për akuzën e përndjekjes ndaj 25-vjeçares.

Burime nga prokuroria e Krujës të pyetura nga Ora News, thanë se deklarimet e dhëna nga Xhisiela Maloku, nuk janë provat kryesore dhe të vetme në dosjen penale ndaj djalit të deputetit Rrahman Rraja.

Sipas organit të akuzës, Xhisiela Maloku është pyetur gjashtë herë nga 21 korriku e deri tani dhe në secilin rast, dëshmitë e saj kanë pasur ndryshime në përmbajtjen e tyre. Për këtë arësye, hetimi është përqëndruar në mbledhjen dhe grumbullimin e provave të tjera në lidhje me dhunën dhe përndjekjen e ushtruar ndaj saj.

Dëshmitë e shtetases Xhisiela Maloku kanë shërbyer vetëm si pikënisje për fillimin e hetimeve, por procedimi penal ka avancuar më tej me kqyrjen e aparateve telefonike, kamerave të hotelit, administrimin e aktit të ekspertimit mjekolgjor, përgjimin ambiental në ambientet e policisë dhe një sërë provash të tjera që faktojnë akuzën e ngritur për përndjekje“, thanë burimet e prokuroriës së Krujës për Ora News.

Sipas tyre, bazuar në këto prova të grumbulluara, pavarësisht ndryshimit të deklarimeve nga Xhisiela Maloku, akuza e përndjekjes ndaj shtetasit Rexhep Rraja konsiderohet e mbështetur në prova.

Ndërkohë burime të grupit të hetimit thanë se deklarimet e dhëna në media nga Xhisiela Maloku nuk përbëjnë akt procedurial për të nisur hetime për dëshmi të rreme ndaj saj.

Kjo pasi sipas prokurorisë, legjislacioni i njeh asaj pozitën proceduriale të të dëmtuarës ku parashikohet edhe mundësia që ajo ta ndryshojë ose ta mohojë krejtësisht dëshminë e dhënë në fazën e hetimit.

Juristët thonë se e vetmja dëshmi e vlefshme e Xhisiela Malokut, do të konsiderohej ajo që do të merrej në prokurori, në prani të avokatit dhe psikologut dhe të paktën 6 muaj pasi e dëmtuara dhe familja e saj të jenë marrë në mbrojtje.

Ditën e sotme, nëpërmjet një letre që mban firmën e zëdhënses Ina Zhupa, Drejtuar Ambasadorit të Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, Partia Demokratike kërkon që t’i mundësohet vjazës së dhunuar Xhisiela Malokut dhe familjes së saj mbrojtje dhe azil politik, në një nga vendet e bashkimit evropian. Zëdhënsja Ina Zhupa, në letër thotë se nuk po bën politikë por sipas saj jeta e vazjës dhe familjes është e kërcënuar nga banda kriminale që siç shkruan gezojnë mbështetje politike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here