Dënohet në Itali me 6 vite burg ish-zyrtari i lartë shqiptar

0
502

Ish-zëvendësdrejtori i Hekurudhave në Durrës, Artur Mahmutaj është dënuar me 6 vite burgim nga Gjykata e Genova-s në Itali, si pjesë e një grupi që trafikoi 75 kg kokainë. Gjithashtu është dënuar edhe shqiptari tjetër Nik Dauti me 12 vjet burgim.

Ditën e sotme, Gjykata e Genova-s ka dënuar me më shumë se 50 vite burgim në total 5 persona, të akuzuar se kanë organizuar trafikun e sasisë së drogës që u kap në portin e qytetit italian në nëntor 2017.

Dënimet e dhëna nga gjyqtari Philip Pisaturo:

– Massimo Rocca, ish-zyrtar i portit të Genova-s dhe ortak në shoqërinë që administron portin (12 vjet burg);

– Roberto Piano, ish-punonjës i terminalit Spinelli të portit (9 vite dhe 8 muaj burg);

– Nik Dauti (12 vite burg);

– Artur Mahmutaj (6 vite burg);

– Carmelo Rao (9 vjet dhe 4 muaj burg).

Droga, sipas hetuesve, ishte e destinuar për tregun në Francë dhe në Italinë veriore dhe është vlerësuar se do të gjeronte rreth 3 milionë euro.

Artur Mahmutaj u arrestua në Janar 2016 edhe nga Policia e Durrësit, pas një aksioni që zbuloi një laborator modern droge në një magazinë, në vjeshtën e vitit 2015. Ai është mbajtur në paraburgim për 3 muaj.

Por, 38-vjeçari është liruar sipas një vendimi të Gjykatës së Durrësit, pasi siç vlerësonte gjykata, ai nuk ishte person me rrezikshmëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here