Një vatër zjarri është regjistruar sot në fushën e Mashkullores. Nga të dhënat paraprake mësohet se flakët rrezikojnë disa hektarë me vreshta. Kjo është vatra e dytë e zjarrit ditën e sotme, pasi më herët u regjistrua një zjarr në fushën e Lazaratit.
Mësohet se zjarret kanë qenë të qëllimshme për djegien e kullotave, ndërsa era ka favorizuar përhapjen e tyre.
Deri më tani raportohet për 250 rrënjë lajthi të djegura, që ishin në fazën fillestare të rritjes. Pas ndërhyrjes së zjarrfikëses, u bë e mundur shuarja e flakëve.