Sot Referendumi në Maqedoni

0
434

Në Maqedoni po zhvillohet referendumi për marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit, i cili është vlerësuar si historik për të ardhmen euroatlantike të vendit.

Rreth 1.8 milion qytetar me të drejtë vote janë ftuar t’i përgjigjen pyetjes: “A jeni për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjen me Greqisë”.

Votimi zhvillohet në 3.480 vendvotime, të cilat janë hapur në orën 7:00 të mëngjesit ndërsa do të mbyllen në orën 19:00 të mbrëmjes.

Referendumi ka karakter konsultues, por bazuar në dispozitat kushtetuese, dalja në referendum duhet të jetë mbi 50 për qind të trupit të përgjithshëm votues, edhe pse për këtë ka pasur debate e interpretime të ndryshme, nëse me daljen eventuale nën 50 për qind do të konsiderohej i dështuar ose jo Në Maqedoni po zhvillohet referendumi për marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit, i cili është vlerësuar si historik për të ardhmen euroatlantike të vendit.

Rreth 1.8 milion qytetar me të drejtë vote janë ftuar t’i përgjigjen pyetjes: “A jeni për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjen me Greqisë”.

Votimi zhvillohet në 3.480 vendvotime, të cilat janë hapur në orën 7:00 të mëngjesit ndërsa do të mbyllen në orën 19:00 të mbrëmjes.

Referendumi ka karakter konsultues, por bazuar në dispozitat kushtetuese, dalja në referendum duhet të jetë mbi 50 për qind të trupit të përgjithshëm votues, edhe pse për këtë ka pasur debate e interpretime të ndryshme, nëse me daljen eventuale nën 50 për qind do të konsiderohej i dështuar ose jo

Veç kësaj, maqedonasit kanë pranuar se nuk kanë lidhshmëri me maqedonasit antik sikur edhe gjuha maqedonase e cila në bazë të marrëveshjes i takon grupit të gjuhëve sllave.

Si këmbim, Greqia e cila supozonte se Maqedonia ka pretendime territoriale ndaj rajonit të saj verior me të njëjtin emër do të zhbllokoj procesin e anëtarësimit të fqinjit të saj verior në NATO dhe BE.

Por, marrëveshja ka ndarë partitë në Maqedoni në dy blloqe, për dhe kundër marrëveshjes.

Partia e kryeministrit, Zoran Zaev, Lidhja Social-Demokrate dhe partitë shqiptare kanë pranuar marrëveshjen dhe kanë ftuar qytetarët të dalin në referendum dhe të mbështesin paktin me Greqinë, si alternativë të vetme për të ardhmen evropiane të Maqedonisë.

Kryeministri, Zaev gjatë gjithë kohës ka mbrojtur marrëveshjen duke theksuar se më të mbrohen interesat kombëtare e shtetërore, si identiteti, gjuha e trashëgimia kulturore maqedonase.

Por, partitë e opozitës të udhëhequra nga VMRO DPMNE-ja e Hristijan Mickovskit dhe presidenti, Gjorge Ivano.

Opozita ka vendosur që të mos bëjë thirrje për dalje apo mos dalje në referendum, por kjo në opinion është interpretuar si bojkot në heshtje. Presidenti ndërkohë publikisht ka bere te ditur se nuk do votive.

Marrëveshja ndërkohë mbështetet fuqishëm nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikes.

Ndërkombëtarët këtë mbështetje e kanë reflektuar edhe me vizita të shumta të nivelit të lartë, si ajo e kancelares Merkel dhe sekretarit amerikan të mbrojtjes, James Mattis.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here