“Nuk pranojmë të marrim leksione për të drejtat e njeriut nga ana e zotit Macron.
Muajt e fundit i ka blinduar kufijtë me Italinë dhe ka kthyer mbrapsht mbi 50 mijë emigrantë, sidomos gra dhe fëmijë“.
Kështu u është përgjigjur ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, kritikave të presidentit francez në lidhje me emigracionin.Duke mbrojtur dekretin e sigurisë, i propozuar prej tij, Salvini thotë se po luftohet emigracioni i paligjshëm.
“Janë arrestuar në Savona 6 bengalezë që për 6 mijë euro për person sillnin në Itali bashkatdhetarët e tyre.
Pasi siguronin lejen e qëndrimit për motive humanitare, ata detyroheshin të jetonin në shtëpi të mbipopulluara dhe të hapnin aktivitete të vogla tregtare, të cilat furnizoheshin po nga organizatorët e trafikut klandestin.
E kuptoni tani pse duhej dekreti i sigurisë.Para kritikave të atyre që e mbajnë veten për altruistë duke folur nga sallonet e tyre, unë zgjedh të shoh punën time dhe të eci përpara”, tha Salvini.