Policia italiane ka arrestuar 18 persona.
Mediat italiane bëjnë me dije se mes tyre është vënë në pranga një kryetar bashkie dhe dy sipërmarrës.
Aksioni u zhvillua në zonën e Regginos kundër klanit mafioz i njohur si “Alvaro”, ndërsa kishte si qëllim goditjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Sipas mediave italiane, ky grup ushtronte veprimtari të paligjshme, ku krahas grabitjeve, ata kryenin veprimtari mashtruese në transferimin e aseteve, ndikimin në zgjedhjet vendore, por edhe emërimet në sistemin politik, raporton “La Stampa”.
Kryebashkiaku i Delianuova, tashmë i arrestuar, Francesco Rossi, ishte zgjedhur tre vite më parë në krye të listës civile.
Sipas hetuesve, ai dyshohet si i përfshirë në aktivitet të paligjshëm, duke lidhur kontrata fiktive në dëm të taksapaguesve dhe në interes të personave të lidhur me grupin “Ndrangheta”.