PD denoncon një tjetër koncesion korruptiv dhe paralajmëron: Ky klient merr 60 mln euro

0
343

Përmes një daljeje publike nga selia e PD-së, deputetja Izmira Ulqinaku ka denoncuar sot dhënien me koncension të kontrollit të kolaudimit të pompave të naftës.

“Koncensionet dhe tenderat korruptivë të qeverisë së Edi Ramës po zhvasin çdo ditë e më tepër shqiptarët. Nga kasat dhe pajisjet e reja fiskale, që do t’i kushtojnë secilit biznes të paktën 600 euro, shumë shpejt shqiptarët do të paguajnë akoma më shumë edhe për karburantet. Qeveria e Edi Ramës ka vendosur të japë me koncension tek klientët e tij, kontrollin e kolaudimit të pompave të karburanteve. Aktualisht, ky është një shërbim shtetëror, por korrupsioni në qeveri ka vendosur t’ia kalojë atë privatit, që do të vendosë se cilat pompa karburantesh i vjedhin shqiptarët dhe cilat nuk i vjedhin.

Fitimi për koncesionarin, klient i Edi Ramës, llogaritet të jetë rreth 60 milionë euro, të cilat do të paguhen nga shqiptarët ose tek çmimi, ose tek sasia e karburantit me të cilën do të furnizohen nga pompat e kolauduara prej kompanisë provate.

Kjo është e njëjta kompani që ka marrë  me koncesion shkollat e Tiranës, me pronar Gentian Sulën. Është e njëjta kompani, për të cilën qeveria shpiku një koncesion tjetër korruptiv prej 95 milion eurosh, atë të targave me çip. Por që, për shkak të presionit së opozitës dhe pakënaqësisë së qytetarëve, qeveria u tërhoq nga ky koncesion absurd dhe korruptiv.

Kontrolli i matjes së pompave të naftës, për shkak të kritereve të vendosura që tenderi të fitohet vetëm nga kompania e Gentian Sulës, vendos monopolin në treg, duke shkatërruar garën dhe duke thelluar përqendrimin e ekonomisë në pak duar.

PD është e vendosur të denoncojë dhe më pas të anullojë çdo koncesion apo tender që vjedh shqiptarët për llogari të Edi Ramës, Ministrave të tij dhe drejtorëve të tij.

Lufta me tolerancë zero ndaj korrupsionit është alternativa e Partisë Demokratike për të nxjerrë vendin nga gremina ku e ka hedhur bashkeqeverisja e Edi Ramës me krimin dhe korrupsionin! “, deklaroi deputetja Ulqinaku.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj