“Këtë lojtar nuk e duam në fushë”, plas sherri tjetër tek Reali

0
453

Pas polemikave të krijuara nga disa deklarata të Navas disa kohë më parë lidhur me lënien në stol të tij, në shtëpinë e Real Madrid një sherr tjetër ka nisur.

Navas u shpreh se trajneri Lopetegui preferonte Courtois përpara tij, duke kërcënuar të largohej.

Por pas këtij sheri, madrilenët duhet të përballen me një përplasje tjetër, këtë herë në repartin e sulmit.

Mariano Diaz po punon fort për të zënë vendin e titullarit në sulm, pozicion i cili aktualisht mbahet nga Benzema.

Por përtej punës së tij të madhe për të zënë këtë vend, dy nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit nuk duan ta shohin në fushë atë.

Bëhet fjalë për Isco-n dhe Asensio-n të cilët preferojnë Benzema para Diaz.

Kjo gjë u pa qartë edhe në ndeshjen ndaj Espanyol, ku dy spanjollët nuk e furnizonin me topa talentin e ri.

Me sa duket Mariano duhet të vazhdojë edhe më shumë fort, ose të paktën të shpresojë që Benzema të largohet, gjë që ka pak gjasa të ndodhë pas largimit të Ronaldos nga Real Madrid.

Kujtojmë se 25-vjeçari u transferua nga Lyon tek Real Madrid për shifrën e 30 milionë eurove.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here