Plas sherri tek Reali, “ylli” klubit kërcënon të largohet

0
569

Thibaut Coutois me transferimin e tij te Real Madrid ka trazuar disi situatën brenda në ekip.

Ai u la fillimisht në stol, ndërsa tani siç duket është titullar i padiskutueshëm tek klubi madrilen.

Por të njëjtin mendim nuk ka rivali i tij për vendin e titullarit, Keylor Navas.

Siç shkruan Don Balon, portieri nga Kosta Rika, është shprehur se trajneri Lopetegui nuk po e merr parasysh edhe pse ai po punon më shumë se Courtois.

Florentino Perez pagoi 35 milionë euro për belgun, ndërsa  ka pak mundësi që Navas të preferohet para tij.

Ky i dyti kërkon të luajë në La Liga dhe Kupën e Spanjës, kushte të cilat ua ka paraqitur edhe drejtuesve të klubit.

Nëse këto kushte të tij nuk plotësohen, lojtari me shumë mundësi do të largohet në merkaton e Janarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here