FBI mbyll observatorin në Nju Meksiko, gjenden prova për alienët?

0
581

Byroja Federale e Hetimeve mbylli Observatorin “Sunspot” në Nju Meksiko dhe teoricienët e konspiracionit e tronditën internetin me komente se arsye e vetme e kësaj ishin alienët.

Ata pohojnë se FBI e bëri atë me një shpejtësi të tillë që asnjë arsye tjetër të mos mund të vihej në pikëpyetje dhe se kjo do të thotë vetëm se ata zbuluan diçka për alienët, shkruan Independent.

Pretendohet se mbyllja e këtij observatori bëri që shumë përdorues të internetit të pyesin veten nëse kërkuesit zbuluan diçka që nuk guxonin dhe një kanal i shquar në You Tube spekulonte se observatori vuri aksidentalisht një objekt fluturues.

Shoqata e Studimeve të Astronomisë tha se ishte “një çështje e problemeve të sigurisë në Observatorin e Nju Meksikos dhe se u vendos që përkohësisht të largohej nga objekti si një masë parandaluese.

Ata shtuan se po bashkëpunojnë me autoritetet e duhura, por për momentin nuk mund të japin më shumë informacion.

“Ne shpresojmë që vizitorët do të jenë në gjendje të na vizitojnë në ditët në vijim”, thanë në Observator përmes rrjetit Instagram dhe një përdorues i rrjetit social u shkroi atyre: “Pse nuk na tregoni se për çfarë bëhet fjalë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here