Operacioni në Vlorë/ Kush është 51-vjeçari që u arrestua, vëllai i ish-zyrtarit të lartë

0
733

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Gjergji Petani, 51 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë pasi në gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij  gjeti armë zjarri, municion luftarak, tritol, kapsolla e granatë ofensive.

Po kush është Gjergji Petani?

OraNews bën me dije se ai është vëllai i ish kryetarit të komunës së Shushicës, Luli Petani.

Në kuadër të operacionit u ushtrua kontroll në disa ambiente të dyshimta ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Gjergji Petani, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, konkretisht në magazinën në katin e parë të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

Një pistoletë e llojit “Zastava” me një krehër me fishekë, si dhe 161 fishekë të tjerë

4 kallëpe tritol, si dhe pesë ndezësa detonatore për tritol

Një granatë ofensive si dhe 47 fishekë 7.62 mm, mod 56, (të montuara bashkë në formën e eksplozivit)

Si dhe rreth 2 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

– Gjergji Petani, 51 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “15 Tetori”, Vlorë.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 283 e 278 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here