Euro nuk ndal rritjen, shikoni sa ka shkuar pas rënies drastike

0
769

Monedha e përbashkët ka shënuar një rritje të fortë sot në tregun e brendshëm valutor, duke arritur në nivelin më të lartë që nga fillimi i qershorit, e ndihmuar dhe nga forcimi i saj në bursat ndërkombëtare në dy javët e para të shtatorit.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 126.74 lekë, duke u rritur me 0.1 lekë në krahasim me ditën e mëparshme. Ky është niveli më i lartë në tre muaj, që nga koha kur euro kërceu në 128 lekë, si rrjedhojë e ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, që tërhoqi valutë nga tregu, pasi monedha e përbashkët nisi një rënie të pakontrolluar, duke zbritur deri në 124.17 lekë, niveli më i ulët ë 10 vjet.

Aktorët e tregut pohojnë se forcimi i euros është sezonal, pas rënies së ai pëson gjithnjë në muajt e verës, të ndikuara nga fluksi i prurjeve të emigrantëve dhe turistëve. Rënia gjithsesi këtë vit ishte e frenuar, deri në 125.83 lekë në mes të gushti, pasi Banka e Shqipërisë ishte vazhdimisht në treg për të mos lejuar nënçmimin e monedhës së përbashkët.

Në krahasim me fillimin e vitit, që u hap me 133 lekë, euro ka rënë me 6.33 lekë, ose me 4.7%. Arsyet e rënies së monedhës së përbashkët lidhen me faktorë të pazakontë, si konvertimet e kapitalit të bankave në pjesë e parë të vitit, apo dhe rritja e eurove që vijnë nga kanalet informale, shkruan “monitor”.Ekspertët e tregut pohojnë se është e vështirë që të parashikohet ecuria e kursit të këmbimit, pasi në Shqipëri faktorët që e ndikojnë atë janë shpesh të paparashikueshëm dhe shkojnë përtej fluksit formal të hyrjes së valutës në vend.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se ndryshe nga tremujori i parë, kur deficiti i llogarisë korente u përkeqësua, në të dytin ai shënoi një përmirësim që gjithsesi ishte i pamjaftueshëm për të shpjeguar nënçmimin e fortë të euros në periudhën prill-fillim qershori.

Dollari ka qenë në rënie gjatë ditës së sotme, duke u këmbyer me 109.08 lekë, 0.14 lekë më pak se dita e mëparshme.

Në bursat ndërkombëtare euro është forcuar ndjeshëm në shtator, duke arritur në 1.16 USD, nga 1.14 që zbriti në mes të gushtit, pas lehtësimit të frik

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here