Shtetet e Bashkuara kërcënuan me sanksione Gjykatën Ndërkombëtare Penale, nëse kjo e fundit ndjek penalisht amerikanët.
Gjykata është duke shqyrtuar përndjekjen e ushtarëve amerikanë nën dyshimet për abuzim të të burgosurve në Afganistan.
Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, tha se SHBA do të bëjë gjithçka të mundur “për t’i mbrojtur qytetarët e saj”.
“Nëse gjykata na ndjek, ne nuk do të rrimë të heshtur. Kjo gjykate në thelb është paligjshme dhe një sulm mbi të drejtat kushtetuese të Shteteve të Bashkuara. SHBA nuk janë kundër që kriminelët e luftës të vihen përpara përgjegjësisë, por kërkojmë që këta njerëz të “përballen me akuza nga qeveritë sovrane të vendeve përkatëse në qoftë se dyshohen për krime.
Gjykatësit dhe prokurorët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale do të ndalohen të hyjnë në SHBA dhe fondet e tyre në SHBA do të sanksionohen, paralajmëroi Bolton. SHBA është në mesin e dhjetëra vendeve që nuk i janë bashkuar gjykatës së themeluar në vitin 2002. Gjykata heton dhe sjell para drejtësisë njerëzit përgjegjës për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, duke ndërhyrë kur autoritetet kombëtare nuk mund ose nuk do t’i ndjekin penalisht.