Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka dalë në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes mes dy grupeve parlamentare të PD-së dhe PS-së.
“Depozituam nismën për vettingun në politikë. Rama po refuzon vettingun në politikë. Gjithë propaganda e PS-së dhe Ramës është që ti shmangen drejtësisë dhe vettingut të politikanëve. Rama nuk pranon propozimin tonë për vettingun në Kuvend. Politika është ajo që ndalon hetimin e zyrtarëve të lartë”.
Salianji gjithashtu u pyet nga gazetarët se kush do e bëjë vettingun e politikanëve. Në përgjigje të kësaj pyetjej Salianji tha se debati për këtë do jetë në vijim dhe se hap pas hapi do të shpalosen të gjitha vendimet.