Gjykata e Durrësit pushon çështjen “Veliera”

0
621

Gjykata e Durrësit ka pushuar çështjen “Veliera” për realizimit e sheshit të ri publik nën rrënojat muzeale. Pushimi i çështjes është bërë pas 13 seancash gjyqësore. Herën e fundit, Gjykata kishte vendosur për rifillimin e punimeve pasi ndërtimi ishte ndaluar vetëm në zonën A.

Ndërtimi i nënkalimit tek Veliera ka hapur një debat publik që prej pranverës së vitit 2017, ku Shoqëria Civile ka protestuar në lidhje me ndërtimin në një zonë arkeologjike ku janë zbuluar rrënojat e shekullit të 17. Shoqëria civile ka kërkuar edhe dënimin e kryebashkiakut Vangjush Dakos për shpërdorim detyre dhe shkatërrim të pronës publike.

Kjo akuzë nuk është marrë në konsideratë nga ana e gjykatës. Pezullimi i punimeve në projektin Veliera është bërë që në muajin shkurt të vitit 2017. Sheshi i ri do të ketë një sipërfaqe prej 12 mijë metrash katrorë dhe vela mbi të do të jetë 2 mijë metra katrorë. Vlera e të gjithë këtij projekti do të jetë rreth 4 milionë dollarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here