Vizita e Aleksandër Vuçiç në Kosovë ka nxitur reagime të shumta, ku mes tyre ka reaguar edhe nipi i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.
Nipi i Jasharit, i quajtur Adem Jashari i ri, ka shkruar në Instagram:
Kjo toke se duron tjetër kon, veq kamën e SHQIPTARIT!”
Në protestën e zhvilluar në kundër vizitës së Vuçiç në Drenicë, ka qenë edhe Bekim Jashari, kryetar i komunës Skenderaj.
Bekim Jashari u shpreh se pa kërkuar falje për krimet e luftës, në Drenicë nuk ka vend për Vuçic.