Shpëtoi 100 banorë nga flakët, kryeministri Tsipras i jepë shtetësi greke heroit shqiptar

0
639

Kryeministri Aleksis Cipras ka kryer vizitë zyrtare në zonën e djegur mbi një muaj më parë  në Mati, ku ka diskutuar gjatë me familjet e të dëmtuarve.

Gjatë takimit, një grua greke që humbi mbesën në tragjedi shprehu mirënjohjen e thellë ndaj dy egjiptianëve dhe një emigranti shqiptar për guximin e treguar duke shpëtuar mjaft jetë njerëzish.

Menjëherë delegacioni me në krye kryeministrin kanë shprehur mirënjohjen e thellë dhe kanë premtuar se do diskutojnë të jepet shtetësia greke tek tre emigrantët. Megjithëse akoma nuk është publikuar emri dhe as është zyrtarizuar dhënia e shtetësisë greke, diskutimi referohet në shtetasin shqiptar Agim Cufe, i cili mori varkën e Egjiptianëve, shpëtoi familjen e tij e më pas edhe 100 banorë të tjere të Matit duke lundruar në kushte të vështira nga Mati në Rafinë.

Akti heroik i Agim Cufe është vleresuar shumë nga media greke si dhe banorët e zones. Bëhet fjalë për prindin e dy fëmijëve shqiptarë që u shpallën të zhdukur e në vijim u kuruan në spitalin e fëmijëve grek.

Nga kryeministria konfirmohet se kryeministri ka kërkuar tre emigrantët të trajtohen ne ligjin e posacëm për emigrëntët me kontribut në shoqerinë greke duke u pajisur me pasaportën greke. Kryeministri Cipras ka deklaruar se “sepse këta njerëz janë tashmë bashkëqytetarët tanë”.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here