Zbardhen detaje nga diskutimet në pjesën me dyer të mbyllura të mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste në Tiranë.
Sipas burimeve, edhe pas dyerve të mbyllura nuk është diskutuar për kandidatin e PS-së për Bashkinë e Tiranës.
Mësohet se asnjë nga të pranishmit nuk e ka marrë fjalën për këtë çështje, ndërsa kryeministri Edi Rama u ka kërkuar socialistëve të vijojnë punën, duke theksuar se nuk ka konflikt të brendshëm në parti.
Gjatë diskutimeve, Rama është ndalur sërish te Erion Veliaj, për të cilin mësohet të jetë shprehur se e fal, duke iu referuar faktit që ndodhet në izolim.
Ndërkohë, duke iu drejtuar këshilltarëve bashkiakë, kryeministri u ka thënë se nuk është e nevojshme të bëjnë rezoluta, ndërsa ka kërkuar që të mos largohet askush nga puna.
Gjithashtu mësohet se Rama është shprehur se më 10 maj Partia Socialiste do ta ketë sërish Bashkinë e Tiranës.








































