Google search engine
Home Politike Drejtesi Thellohen hetimet për Ballukun/ Pas kontrolleve në zyra e vila luksoze, SPAK...

Thellohen hetimet për Ballukun/ Pas kontrolleve në zyra e vila luksoze, SPAK merr në pyetje ish-bashkëpunëtorët e afërt dhe disa biznesmenë

0
57

Pas kontrolleve të kryera me urdhër të SPAK në zyra, banesa, vila luksoze në jug të vendit apo kompani të ndryshme në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, janë marrë në pyetje edhe personat që kanë qenë subjekte të këtyre kontrolleve.

Viola Haxhiademi, ish-sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Financave aktualisht drejtoreshë e Koorporatës Elektro-energjitike shqiptare u paraqit të enjten në SPAK ku dha dëshminë e saj, përderisa konsiderohet një prej njerëzve të besuar të ish-ministres nën hetim për abuzime me tenderat e rrugëve.

Shpjegime për hetuesit dha edhe Laureta Omeri, ish-këshilltare dhe një prej bashkëpunëtorëve më të ngushta të Ballukut, që po ashtu iu nënshtrua kontrollit.

Biznesmeni Arbër Abazi, kompanitë e të cilit kanë fituar tendera pranë Ministrisë së Infrastrukturës dha spjegime për dy procedura tenderuese, ndërsa Kujtim Hasa, i kompanisë Rruga Ura në Elbasan iu dorëzoi hetuesve të BKH-së kompjutera që mendohen si prova të vlefshme për hetimin e rastit. Në SPAK gjatë ditëve të fundit janë paraqitur edhe biznesmenë të tjerë në kompanitë e të cilëve janë sekuestruar dokumenta apo kompjutera.

Në mesin e personave që iu nënshtruan kontrolleve ishin dhe shoferi i Belinda Ballukut, si dhe punonjëset e pastrimit të shtëpisë, të cilët janë pyetur lidhur me banesat e ish-ministres si dhe për detaje të përditshmërisë së saj.

SPAK po e heton Ballukun për tenderin për ndërtimin e tunelit të llogarasë dhe lotet e Unazës së Madhe. Së fundmi po heton pasuritë e ish numrit dy të qeverisë dhe personave të lidhur me të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here