Google search engine
Home Ekonomi Nafta mbi 3 euro litri në Europë, shumë vende zbatojnë masat kufizuese...

Nafta mbi 3 euro litri në Europë, shumë vende zbatojnë masat kufizuese për të zbutur krizën

0
59

Bashkimi Europian po vazhdon të goditet nga kriza e çmimeve dhe vendet anëtare po u kërkojnë qytetarëve të ulin konsumin e energjisë, ndërsa frika e një mungese në furnizimi po shtohet nga dita në ditë.

Nafta në Gjermani u rrit me mbi 2 euro duke e çuar çmimin ne 2.32 euro për litër. Por në disa pika karbuarti edhe për shkak të festës së Pashkës, çmimi është rritur duke kaluar 3 euro për litër

Komisioneri i Energjisë i BE-së, Dan Jorgensen pas një takimi të 27 ministrave të energjisë të BE-së në Bruksel u bëri thirrje evropianëve të përdorin më shumë transportin publik.

Disa vende në BE po shqyrtojnë mundësinë për një kthim te energjia ruse më e lirë. Megjithatë, autoritetet në Bruksel e përjashtuan këtë mundësi duke thënë se BE nuk do të importojë asgjë nga Rusia.

Në disa vende sakaq, masat kanë nisur tashmë, Sllovenia ka vendosur kufizime në furnizimin me karburant. Në Spanjë, qeveria e Pedro Sánchez miratoi një Dekret-Ligjor me një plan prej 5 miliardë eurosh për të zbutur rritjen e çmimeve, me masa në fuqi deri më 30 qershor 2026.

Plani përqendrohet në uljen e taksave dhe TVSH-në për të gjitha format e energjisë nga 21% në 10%, duke përfshirë karburantet motorike, energjinë elektrike, gazin natyror.

Komisioni Evropian po u bën thirrje mbi 400 milionë qytetarëve të tij që të fluturojnë dhe të ngasin më pak automjete, të punojnë nga shtëpia dhe të japin kontributin e tyre për të kursyer energji, ndërsa lufta në Iran është tani në muajin e dytë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here