Nën hetim nga SPAK, ndërtuesi i familjes Berisha sfidon drejtësinë dhe ligjin, betonizon parkun e Drilonit

0
25

Një projekt i dyshimtë ndërtimi në Pogradec ka ngjallur protesta të forta dhe shqetësime për shkeljen e ligjit dhe rrezikimin e një prej perlat e qytetit. Kompania “Kontakt” e drejtuar nga Fatmir Bektashi, biznesmen ky i lidhur ngushtë me familjen Berisha, ka nisur shitjen e apartamenteve për një projekt të paautorizuar në parkun e Drilonit. Ky projekt, që përfshin ndërtimin e kulla deri në 12 kate, është ende në fazën e planifikimit dhe nuk ka marrë asnjë leje ndërtimi nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Duke shkelur hapur ligjin, “Kontakt” po reklamon dhe shesin hapësira për rezervim me çmimin 1000 euro, edhe pse nuk ka asnjë vendimmarrje formale për këtë projekt.

Sipas Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, nuk ka ende një leje ndërtimi dhe aplikimi për leje është ende në shqyrtim. Edhe pse ka disa kushtet ligjore që mund ta ndalojnë, kompania vazhdon të veprojë si të kishte të drejtë të ndërtonte pa pengesa. Por projekti është kundërshtuar fort nga qytetarët e Pogradecit, ekspertët dhe aktivistët, që shprehin shqetësime për dëmin që mund të shkaktohet për mjedisin dhe turizmin në këtë zonë të mbrojtur. Ndërsa këshilltarët lokalë kanë kërkuar që autoritetet të ndalojnë ndërtimin e këtyre kulla, duke e quajtur atë një shkelje të drejtësisë dhe ligjit që mund të dëmtojë rëndë parkun natyror të Drilonit. Ndërkohë edhe vetë PD e Sali Berishës ka mbajtur qëndrim të heshtur ndaj këtij zhvillimi të dyshimtë, duke e thelluar më tej këtë skandal.

Detajet

Konkretisht Firma “Kontakt” e Fatmir Bektashit, vijon prej javësh të reklamojë dhe të shesë hapësira me çmimin 1000 euro, vetëm për rezervim, në projektin vetëm në letër për betonizimin e zonës së Drilonit në Pogradec, ndërsa në Këshillin Kombëtar të Territorit nuk ka asnjë vendimmarrje për projektin e quajtur “Pyjet e Drilonit”. Një përgjigje për “Report Tv” nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit konfirmon se Bektashi, i marrë i pandehur për korrupsion së bashku me Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin në aferën Partizani, jo vetëm që nuk e ka një leje ndërtimi por as leje zhvillimi apo çdo vendimmarrje tjetër. “Në sistemin elektronik e-leje është depozituar aplikimi për Leje Ndërtimi me Nr. 1282 Protokolli, datë 08.02.2025 për objektin: “Pyjet e Drilonit, kompleks me godina banimi 1-9 dhe 12 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, me zhvillues shoqërinë “KONTAKT” SHPK, me vendndodhje në Bashkinë Pogradec”.

Aktualisht, nuk ka ende një vendimmarrje nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU) për këtë aplikim”, thotë AZHT. Po ashtu, AZHT thotë se aplikimi mund të refuzohet nëse kompania nuk plotëson kushtet e përcaktuara nga neni 15 i VKM-së për dhënien e lejes së ndërtimit. “Theksojmë se në rast se zhvilluesi nuk plotëson kriteret ligjore të parashikuara në VKM-në e sipërcituar si dhe aktet e tjera ligjore në fuqi, aplikimi refuzohet”, thotë AZHT. Pra, për këtë hapësirë toke, dhe që Bektashi i ka vendosur një tabelë identifikuese, “Kontakt” vijon të shesë pa leje, ndërsa askush në Pogradec nuk di asgjë për këtë projekt. Në Parlamentin lokal të Pogradecit debatet kanë qenë të forta për këtë zhvillim që rrezikon perlën e qytetit juglindor. Këshilltarë, aktivistë por edhe ekspert kanë kundërshtuar ndërtimin e pallateve.

Është kërkuar që këshilli bashkiak i Pogradecit të kërkojë informacion nga institucionet përgjegjëse dhe të ndikojë që vendimmarrja të mos realizohet. Kompania “Kontakt” e Fatmir Bektashit, ortak i dhëndrit të Berishës Jamarbër Malltezi, ka projektuar një kompleks me pallate deri 12-katëshe në parkun e Drilonit në Pogradec. Ndërkohë projekti ndërtimor nuk ka marrë asnjë kritikë as nga Partia Demokratike e Sali Berishës. Nga ana tjetër, kujtojmë se SPAK po heton biznesmenin Fatmir Bektashi në lidhje me dosjen e aferës së privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” që u pasua me ndërtimin e 19 kullave dhe dhënien e një fitimi të paligjshëm prej 5.4 mln euro dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here