Ançeloti e quan Guardiolën të pasinqertë që i dha Mançester Sitit 1% shanse kualifikimi

0
15

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti u shpreh dje në një konferencë shtypi se homologu i tij, Pep Guardiola, nuk ishte tërësisht i sinqertë, kur i dha ekipit të tij, Mançester Sitit vetëm 1% shanse për kalim tutje në Ligën e Kampionëve. Në fakt, Reali do të presë Sitin në “Santiago Bernabeu” mbëmjen e sotme, me fillim nga ora 21:00. Mbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger ka stërvitur normalisht me skuadrën për ditën e dytë me radhë, dhe pritet që ai ta nis ndeshjen nga fillimi, me Alaban që po ashtu është i disponueshëm për takimin e nesërm, por që nuk ka nisur ndonjë ndeshje nga fillimi që nga dhjetori i vitit 2023.

Duke marrë parasysh formën e mirë të Raul Asensios, Ançeloti u pyet në konferencën e tij për shtyp se kë do ta lë në bankën rezervë, pasi opsioni i tij më i preferuar vazhdon të jetë Aurelien Tçuameni. “Nuk kam dyshime, ato mund t’i keni ju. Më lini mundësinë që të ju lë në dyshim deri nesër. Po bëj shaka. Rudiger mund të luajë nga fillimi, Tçuameni mund të luajë në mesfushë, dhe Asencio mund të luajë si qendërmbrojtës, po ashtu edhe si mbrojtës i djathtë, pasi Valverde ndeshjen e fundit ndaj Osasunës, u zëvendësua shkaku i një lëndimi”, tha fillimisht Ançeloti. Valverde megjithatë pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme me Sitin, por Ançeloti ka konfirmuar se Lukas Vazkez nuk do ta nis ndeshjen dhe do të mbetet në bankën rezervë.

“Los Blancos” ishin vlerësuar për punën e tyrë difensive në “Etihad”, dhe Ançeloti u pyet nëse kishte përjetuar të njëjtën në ndeshjet ndaj Osasunës, Atletiko Madridit dhe te humbja ndaj Espanjolit. “Kanë qenë tri ndeshje të vështira, që kërkonin shumë punë. Nuk kemi marrë rezultate të mira, por ekipi ynë po punon mirë. Kjo na jep vetbesim dhe një frymëmarrje pozitive. Na duhet të vazhdojmë të luajmë mirë, me kualitet dhe unë i përbledh më shumë sakrificat e lojtarëve dhe përkushtimin e tyre”, tha Ançeloti.

Pjesa më e madhe e konferencës për media të Ançelotit ishte duke u ankuar për referimin në Spanjë, por mediat spanjolle ia kujtuan një deklaratë të Guardiolës, i cili i kishte dhënë skuadrës së tij vetëm 1% mundësi për kalim tutje. “Ai natyrisht se nuk e beson atë. Nesër do ta pyes para ndeshjes. Ai mendon se ka më shumë mundësi, aq sa ne mendojmë se nuk i kemi 99% mundësi. Ne mendojmë se kemi një përparësi të vogël, ta shfrytëzojmë atë dhe të luajmë njëjtë si ndeshjen e parë, e cila shkoi shumë mirë”, përfundoi Ançeloti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here