Zbulohen shifrat që përfitojnë “yjet” e futbollit në Superligën e Arabisë Saudite, kryeson Ronaldo

0
34

Liga kryesore e Arabisë Saudite në futboll po mbledh në këtë periudhë lojtarët kryesorë europianë, sidomos ata lojtarë që janë në perëndim të karrierës së tyre. Kjo bëhet për dy arsye: e para se ata janë ende në formë dhe dhurojnë spektakël, e së dyti për të rritur imazhin e sportit arab dhe të vetë Arabisë Saudite, vend që ka aplikuar për të pritur një Kampionat Botëror pas disa vitesh. A e keni pyetur veten ndonjëherë se sa mund të jenë rrogat në Saudi Pro League? Është e qartë se për disa lojtarë që aktualisht luajnë në ligën arabe s’e keni menduar një gjë të tillë. Por, është po ashtu e qartë se në kampionatin saudit kanë përfunduar shumë yje të futbollit evropian dhe arsyeja kryesore dihet – paraja. Në tokën e petrol-dollarëve kanë përfunduar edhe yjet si Kristiano Ronaldo, Karim Benzema, Nejmar Junior e të tjerë, të cilët po ndihmojnë me të madhe në rritjen konstante të futbollit në Lindjen e Mesme.

Dikush për ta mbyllur atje karrierën e dikush tjetër për një zgjedhje më të mirë për jetën dhe për ta sistemuar dhe për t’i siguruar jetë sa më të mirë familjes. Atyre iu arrijnë oferta të papërmbajtshme dhe të parefuzueshme në tavolinë, të cilat as që mund t’i ëndërrojnë në futbollin evropian. Për shembull, Kristiano Ronaldo pasi fitoi gjithçka në futbollin evropian, para dy vjetësh e përqafoi i pari prej yjeve futbollin saudit, ndërsa në moshën 39 vjeçare portugezi paguhet hiç më pak se 263 milionë euro në vit derisa luan për Al Nasr. Ish-futbollisti i Santosit, Barcelonës dhe Paris San Zhermenit, Nejmar Junior, i cili së fundmi u rikthye nga lëndimi i rëndë që e kishte lënë jashtë fushave të blerta për një vit, paguhet hiç më pak se 100 milionë euro në klubin e tij, Al Hilal. E podiumi mbyllet nga fituesi i “Topit të Artë”, Karim Benzema, i cili në Al Itihad në vit i merr 96 milionë euro.

Renditja e futbollistëve më të paguar në Arabinë Saudite:

Kristiano Ronaldo (Al Nasr) 263 milionë euro
Nejmar Junior (Al Hilal) 100 milionë euro
Karim Benzema (Al Itihad) 96 milionë euro
Sadio Mané (Al Nassr) 48 milionë euro
Ivan Toney (Al Ahli) 23 milionë euro
Zhao Kancelo (Al Hilal) 15 milionë euro
Pierre Aubameyang (Al-Qadsiah) 10,4 milionë euro
Naço Fernandez (Al-Qadsiah) 10,3 milionë euro

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here