SHBA përgatit listën e re me “non grata’ për Shqipërinë dhe Ballkanin

0
40

Administrata Amerikane siç dihet ka vazhduar emergjencën kombëtare të shpallur me urdhër ekzekutiv më 26 qershor të vitit 2001 lidhur me Ballkanin Perëndimor, pas kërcënimeve të vazhdueshme të sigurisë, paqes, por edhe korrupsionit alarmant. Siç mëson media maqedonase “INA” kjo emergjencë së fundi është në shkallën e lartë të vlerësimit dhe se me këtë pritet të zgjerohet e ashtuquajtura Lista e Zezë me emra të tjerë politikanësh të rajonit, përfshirë Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, por edhe Shqipërinë.

Në një nga pikat kyçe të saj thuhet se “veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në Ballkanin Perëndimor” dhe situata aktuale në këtë rajon “paraqesin një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Edhe Shtëpia e Bardhë ka alarmuar për arsyet e vazhdimit të emergjencës kombëtare, edhe atë nga Joe Biden. “Për këtë arsye kam përcaktuar se është e nevojshme të vazhdohet emergjenca kombëtare e shpallur me urdhër ekzekutiv lidhur me Ballkanin Perëndimor.

Përmes këtij urdhri zgjeroj fushën e emergjencës kombëtare të deklaruar në Urdhrin Ekzekutiv 13219 të 26 Qershorit 2001 (Bllokimi i Pronës së Personave që Kërcënojnë Përpjekjet Ndërkombëtare të Stabilizimit në Ballkanin Perëndimor) , ndryshuar me Urdhrin Ekzekutiv 13304 të 28 majit 2003 (Përfundimi i Emergjencave në lidhje me Jugosllavinë dhe Modifikimi i Urdhrit Ekzekutiv 13219 të 26 Qershorit 2001), duke gjetur se situata në territorin e ish-Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë dhe Republika e Shqipërisë (Ballkani Perëndimor), gjatë dy dekadave të fundit, duke përfshirë minimin e marrëveshjeve dhe institucioneve të pasluftës pas prishjes së ish-Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë, si dhe korrupsionit të përhapur brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Perëndimin Ballkani, pengon progresin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike, dhe në këtë mënyrë përbën një kërcënim i pazakontë dhe i jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”, thuhej në dokumentin e firmosur nga presidenti Joe Biden.

Më 8 qershor të vitit 2021, SHBA-ja kishte zgjeruar fushëveprimit e kësaj emergjence kombëtare, pasi që u tha se vendet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipëria janë përballur, gjatë dy dekadave të fundit, me korrupsion dhe veprime që pengojnë marrëveshjet e arritura pas luftës. Ambasadorët amerikanë në rajonin e Ballkanit vazhdimisht kanë paralajmëruar për zgjerimin e listës së zezë për të gjithë ata që kërcënojnë dhe pengojnë përpjekjet ndërkombëtare për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Paralajmërimet amerikane
Amerikanët kanë paralajmëruar shpesh së fundmi se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me persona të shpallur “non grata” dhe gjithashtu ata që i shkojnë pas këtyre personazheve se duhet ta mendojnë edhe një herë hapin që po hedhin dhe të kenë kujdes marrëdhëniet me të sanksionuarit nga SHBA. Kujtojmë se amerikanët futën në listën e zezë një rrjet prej dy individësh dhe shtatë entitetesh që është thënë se sigurojnë burime të mëdha të të ardhurave për presidentin e Republikës Srpska të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, i sanksionuar, po ashtu, nga SHBA-ja, dhe për familjen e tij.

“Dodik e ka shfrytëzuar pozitën zyrtare për të rritur pasurinë përmes kompanive të lidhura me të dhe Igor Dodikun”, është thënë në deklaratën e Departamentit amerikan të Thesarit. Autoritetet amerikane kanë thënë se dënojnë përpjekjet e vazhdueshme të Dodikut për të gërryer institucionet që kanë garantuar paqe dhe stabilitet, në Bosnje-Hercegovinë dhe në rajon. SHBA, gjithashtu, janë shprehur se do të vazhdojnë të shpërfaqin skemat mashtruese që i kanë mundësuar Dodikut dhe familjes së tij që të shfrytëzojë njerëzit e vet për përfitime personale.

Ky ishte një mesazh i qartë dhe për financuesit e ish-kryeministrit Sali Berisha që e kanë mbajtur gjithë këtë kohë dhe vazhdojnë ta mbajnë me para ish-kryeministrin në luftën e tij personale me drejtësinë dhe SHBA. Nuk përjashtohet që në listën e dytë të SHBA që u paralajmërua nga mediat maqedonase të ketë emra nga besnikët e Sali Berishës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here