Kaos në Portin e Vlorës, fluks udhëtarësh nga shteti fqinj Italia

0
25

Porti i Vlorës ka shënuar gjatë korrikut një fluks të shtuar të udhëtarëve që udhëtojnë më tragete nga shteti fqinj Italia.

Nga 1-19 korrik kanë hyrë 7810 udhëtarë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ka një rritje prej 2%”.

Sa i përket numrit të automjeteve, janë 1835 automjete ose + 15 % më shumë se 2023, ndërsa kamionë janë 544 ose +72 % më shumë në krahasim me vitin e kaluar.

Karakteristika tjetër është rritja e numrit të kamionëve për qëllime tregtare.

Gjatë gjithë sezonit turistik autoritetet portuale po punojnë  me intensitet të lartë për përpunimin e udhëtarëve dhe automjeteve. Mësohet se janë marrë të gjitha masat për t’i shërbyer sa më mirë fluksit të pasagjerëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here