Kievi merr masat për rritjen e numrit të ushtarëve në front, nis rekrutimi i të burgosurve

0
29

Kievi planifikon të jetë në gjendje të rrisë numrin e ushtarëve në front në muajt e ardhshëm.

Ky vendim vjen ndërsa ushtria përpiqet të gjejë rekrutë të rinj për të përforcuar ose ndihmuar luftëtarët e saj në vijën e parë. Një kontratë është krijuar për të burgosurit ukrainas.

Ata që nënshkruajnë kontratën mund të rifitojnë lirinë e tyre me kusht që të vazhdojnë të luftojnë deri në fund të luftës. Rreth 3,000 të burgosur tashmë janë regjistruar.

Ish-të arrestuarit po kalojnë trajnime ushtarake në një kamp në rajonin e Dnepropetrovsk në qendër të vendit.

Një ligj i ri i miratuar majin e kaluar nga parlamenti ukrainas synon të mobilizojë disa mijëra trupa shtesë, por ky proces mund të zgjasë me muaj.

Ukraina ka pësuar humbje të mëdha në muajt e fundit dhe ushtrisë ukrainase i mungjnë dhjetëra mijëra ushtarë për t’u mbrojtur siç duhet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here