Do të zëvendësojë monsinjor Angelo Massafran, ja kush është i emëruari nga Papa Françesku dhe Selia e Shenjtë në drejtimin e Arqipeshkvisë së Shkodrës

0
54

Giovanni Peragine është Ipeshkvi i ri Shkodrës. Peragine u emërua nga Papa Françesku dhe Selia e Shenjte ndërsa lajmi është konfrimuar sot nga Vatikani. Mësohet se më parë Peragine, ka qenë Ipeshkv i Jugut të Shqipërisë. Deri në fund të vitit, ai do të jete bashkendihmës i Angelo Massafres dhe me pas do të marrë drejtimin e Arqipeshkvise me të rëndësishme Shqiptare.

Atë Giovanni Peragine ka lindur në Altamura në Bari më 25.06.1965. 59-vjeçari ka mbaruar shkollën e mesme në ITC në Bologna në 1985, ka frekuentuar Universitetin në Romë pranë Universitetit Papnore Urbaniana dhe u diplomua në Filosofi në 1987. Ai ka marrë master në Teologi biblik në 1993.

20 Mars 1993 ka shuguruar meshtar në Romë. Në vitin 1993-1998 ka punuar pranë famullisë Zoja e Provanisë Hyjnore në Firenze si zëvendës famullitari e si mësues i shkollës së mesme pranë Kolegji “La Querce”. Më 27 Shtator 1998 ka mbërritur në Milot si zëvedës famullitari dhe drejtori iseminarit të Etërve Barnabit në Milot.

Nga 2002 është famullitari i Kishës së Milot. Nga 2002 është emëruar Dekani i pjesës së veriore të dioqesit Tiranë-Durrës. Nga 2006 është këshilltar i Provincës Rregulltarë të Italisë së Jugut.

Ndërsa nga 2009 është President Kombëtar i KSHEL-it (Konferencës Shqiptare të Eprorëve të Lartë). Nga 2009 zëvendës Provinciali i Provincës Rregulltarë të Italisë së Jugut. Nga Mars 2012 është Presidenti e UCESM-it (Bashkimi i Konferencës Europiane të Eprorëve të Lartë). Aktualisht është edhe Sekretar gjeneral i konferencës ipeshkvnore të Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here