Nga sot nis shpërndarja e bonusit, pensionistët marrin 5 mijë lekë bashkë me pensionin e dhjetorit, zbardh detajet nga vendimi

0
79

Nga sot do të nis shpërndarja e bonusit të fundvitit. Pensionistët do të marrin 5 mijë lekë bashkë me pensionin e dhjetorit. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe personave të tjerë që përfitojnë trajtime financiare me bonusin e fundvitit, në masën 5 mijë lekë, me një fond total prej 3.5 miliardë lekësh. Lajmin e konfirmoi, ministri i Financave, Ervin Mete në fundjavë, ku tha se bonusi i fundvitit do të shpërndahet së bashku me pensionet mujore përgjatë muajit dhjetor nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Shpërblimi mund të tërhiqet nga përfituesit edhe pas festave të fundvitit. Ky është bonusi i dytë që jepet brenda këtij viti, pas atij të akorduar në muajin prill, nga i cili do të përfitojnë rreth 700 mijë pensionistë, por edhe kategori të tjera, që përfitojnë trajtime financiare. “Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe personave të tjerë që përfitojnë trajtime financiare me bonusin e fundvitit, në masën 5 mijë lekë, me një fond total prej 3.5 miliardë lekësh. Bonusi i fundvitit do të shpërndahet së bashku me pensionet mujore përgjatë muajit dhjetor nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Shpërblimi mund të tërhiqet nga përfituesit edhe pas festave të fundvitit. Ky është bonusi i dytë që jepet brenda këtij viti, pas atij të akorduar në muajin prill, nga i cili do të përfitojnë rreth 700 mijë pensionistë, por edhe kategori të tjera, që përfitojnë trajtime financiare. Në tre vitet e fundit, për indeksimin e pensioneve janë alokuar 25 miliardë lekë, të cilat me buxhetin e parashikuar për vitin e ardhshëm arrijnë në afro 30 miliardë lekë dhe me efekt të përhershëm në buxhetin e shtetit”, shkroi ministri Mete në rrjetet sociale. Ndërkohë, pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama, nga Vlora tha se pensionistët do të marrin bonusin e festave pas disa ditësh. Në fjalën e tij gjatë asamblesë së zgjeruar të Partisë Socialiste në Vlorë, u shpreh se 33% e totalit të shpenzimeve buxhetore në vitin 2024 janë për kujdesin social, teksa njoftoi se bonusi i pensionistit këtë vit do të nisë të shpërndahet brenda pak ditëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here