Google search engine
Home Politike Kuvendi publikon marrëveshjen me Italinë, harta ku do priten emigrantët

Kuvendi publikon marrëveshjen me Italinë, harta ku do priten emigrantët

0
208

Kuvendi në faqen zyrtare ka bërë publike marrëveshjen ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së Shqipërisë dhe qeverisë italiane, një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e migracionit midis dy vendeve, që qeveria ka çuar në kuvend për miratim.

Marrëveshja paraqet 17 faqe dhe 2 anekse.

I pari identifikon hartën e saktë të tokës, të cilën Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë merr përsipër t’i vendosë në përdorim të përkohshëm Republikës së Italisë.

Një sipërfaqeje toke e cila do të përdoret nga Italia për ngritjen e strukturave, ku fillimisht do të identifikohen e më pas do të vendosen emigrantët afrikanë.

Sipërfaqet në fjalë janë dhe mbeten pjesë e territorit të Republikës së Shqipërisë, duke iu dhënë vetëm në përdorim të përkohshëm autoriteteve italiane thuhet në nenet 3 dhe 13 të protokollit.

Pala shqiptare ruan të drejtën që të ripërtërijë ose jo protokollin në fund të afatit pesëvjeçar të saj, si dhe ta ri zgjidhë/denoncojë atë, në përputhje me sa është parashikuar shprehimisht në tekstin e saj (neni 13).

Gjithashtu parashikohet se të gjitha shpenzimet për zbatimin e kësaj sipërmarrjeje i përkasin palës italiane, e cila do duhet të paguajë edhe çdo kosto që i vjen palës shqiptare, si pasojë e këtij protokolli.

Detajet për mënyrën e shlyerjes së këtyre kostove nga pala italiane janë përcaktuar në aneksin dy protokoll financiar, që miratohet si pjesë e pandarë e këtij protokolli, në përputhje me sa është parashikuar në nenin 10, të këtij protokolli.

Nisma dhe propozimi fillestar për lidhjen e këtij protokolli kanë ardhur nga qeveria italiane.

Kuvendi publikon marrëveshjen me Italinë, harta ku do priten

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here