Vrasja e agresorëve serb në veri të Kosovës, Beogradi shpall të mërkurën ditë zie

0
86

Pas humbjes së jetëve të katër agresorëve serb që sulmuan Policinë e Kosovës, qeveria serbe ka shpallur ditë zie 27 shtatorin.

Gjatë seancës parlamentare, qeveria e Serbisë kërkoi nga të gjitha mediat dhe organizatorët e eventeve publike që programin e tyre ta përshtatin me ditën e zisë të mërkurën dhe në këtë mënyrë t’i respektojnë viktimat në Kosovë dhe Metohi, shkruan Kurir.

Katër agresorë serb u vranë Banjskë në një kundërsulm të policisë së Kosovës pas vrasjes së rreshterit, Afrim Bunjaku dhe plagosjes së një polici tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here