Drejtori i ARRSH-së zbulon kur do të hapet tuneli i Murrizit

0
211

Tuneli i Murrizit, vepra më e rëndësishme e Rrugës së Arbrit është drejt përfundimit.

Kështu bëri me dije Elvis Berberi, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqipar në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania. Ai tregoi se po punojnë me dy kantiere ndërtimi dhe nga krahu i Tiranës dhe nga krahu i Dibrës dhe në më pak se 200 ditë tuneli i Murrizit do të hapet. Sidoqoftë ai nuk dha një datë të saktë përfundimtare sepse gjithçka vlerësohet në varësi të punimeve.

“Vetë Rruga e Arbrit është një kantier shumë i madh kompleks. Kemi përfunduar përpara një muaji planin e parë, e kemi bërë të aksesueshëm, po bëjmë përpunime në mbrojtjen e skarpateve dhe brenda sezonit, javën e parë të gushtit, Rruga e Arbrit do të jetë e asfaltuar dhe me sinjalistikë përfundimtare me përjashtim të tunelit të Murrizit, pjesa tjetër e Rrugës së Arbrit do të jetë, jo më gjendje kantieri, por do të jetë e hapur dhe e përfunduar. Për dy muaj fokusi nuk është vetëm te tuneli dhe hapim dhe pjesën tjetër,” – u shpreh Berberi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here