Google search engine
Home Bota Degradon situata/ Ukraina sulmon në territorin rus, flakët ngrihen deri në 50...

Degradon situata/ Ukraina sulmon në territorin rus, flakët ngrihen deri në 50 metra lartësi. Kremlini kërcënon me armë bërthamore

0
204

Një shpërthim i madh ka ndodhur në një fabrikë në rajonin e Belgorodit në Rusi. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë zjarrin që ngrihet deri në 50 metra lartësi, pasi dyshohet se shpërtheu një depozitë nafte.

Mediat ruse raportuan ngjarjen dhe për këtë akuzuan forcat ukrainase. Sipas tyre, kjo fabrikë ka ndihmuar në rindërtimin e urës së shkatërruar në Krime.

Degradon situata/ Ukraina sulmon në territorin rus, flakët ngrihen

“Një objekt industrial u sulmua nga Forcat e Armatosura të Ukrainës gjatë natës”, tha guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov, i cili shtoi se nuk ka raportime për persona të lënduar nga kjo ngjarje.

Degradon situata/ Ukraina sulmon në territorin rus, flakët ngrihen

Ndërkohë, Dimitry Medvedev, në një intervistë për Tass është shprehur se Rusia mund të përdorë edhe armët bërthamore ose armë të tjera të shkatërrimit në masë, nëse Ukraina do të sulmojë territore, sipas tij të quajtura “të thella”, ruse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here