Google search engine
Home Kronike Tjetërsim prone me hedhje inertesh në Lagunën e Kune-Vainit, arrestohet pas 6...

Tjetërsim prone me hedhje inertesh në Lagunën e Kune-Vainit, arrestohet pas 6 muajsh zyrtari i Agjencisë së Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në Lezhë, bashkëpunoi me 4 të tjerë

0
206

Policia e Lezhës arrestoi pas më shumë se 6 muajsh Pashk Ndokën 61 vjeç, përgjegjës i Sektorit të Monitorimit në Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në Lezhë (AdZM). Ndoka ishte shpallur në kërkim që prej 3 qershorit të këtij viti për tjetërsimin e “Grykëderdhjes e Matkeqës” në zonën e mbrojtur të Lagunës së Kune Vainit. Ndoka akuzohet për shpërdorim detyre pasi nuk ka marrë veprime të nevojshme për të penguar depozitimin e inerteve në “Grykëderdhjen e Matkeqës”, gjë që ka shërbyer më pas për tjetërsimin e saj nëpërmjet dhe falsifikimit të dokumenteve. Operacioni “Tjetërsimi i Lagunës” vuri në pranga 4 persona në datat 3 dhe 29 qershor.

3 persona u kapën në 3 qershor për “shpërdorim detyre”

Në 3 qershor, Policia e Lezhës vuri në pranga pas hetimeve disa mujore të Prokurorisë së Lezhës Armando Lleshajn, 27 vjeç, specialist i Sektorit të Monitorimit në AdZM Lezhë; Pjetër Tonin, 61 vjeç, drejtor i AdZM Lezhë dhe Tom Gjelajn, 63 vjeç, roje mjedisi. Po në atë kohë, u shpall në kërkim dhe Pashk Ndoka. Këta shtetas u akuzuan se përmbushën detyrat funksionale të përcaktuara në ligjet dhe aktet nënligjore për funksionet e tyre. Me veprimet dhe mosveprimet e tyre, ata kanë sjellë dëmtimin e zonës së mbrojtur të Kune- Vainit, konkretisht në vendin e quajtur “Grykëderdhja e Matkeqës”.

Kryeplaku i Grykë Lumit u kap në 29 qershor për “falsifikim dokumentesh”

Në 29 qershor, Policia e Lezhës arrestoi kryeplakun e fshatit Grykë Lumi në Tale të Lezhës, Pjetër Luka. 62-vjeçari akuzohet se ka falsifikuar dokumente pronësie për zonën “Grykëderdhja e Matkeqës” duke favorizuar qytetarë (palë të treta) që t’i përfitonin në mënyrë të padrejtë. Materialet me të dhëna të rreme dhe false u gjetën në shtëpinë e Lukës. Ai po gjykohet për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.

SPAK çon për ekspertizë 3 dronët e Erion Alibejt, dyshime se gjurmonte armiqtë

Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dërgoi në laboratorin e Policisë Kriminale 3 dronë që përdoreshin nga i arrestuari Erion Alibej (Andrea Dylgjeri), i cili po gjykohet për porositjet e ekzekutimeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në datat 20 dhe 29 korrik 2020 në Elbasan. “Ora News” mësoi se prokurorët e SPAK kanë kërkuar ekzaminimin kompjuterik të këtyre pajisjeve pasi dyshojnë se Alibej i përdorte për të gjurmuar e goditur grupin e armiqve të tij, të cilët i ekzekutuan vëllain Endritin, xhaxhain Arben Dylgjerin dhe mikun e tyre turk Erdal Durunani në 29 dhjetor 2018, ngjarje e ashtëquajtur si “Masakra e Bradasheshit”. Gjithashtu janë dërguar për ekspertizë dhe telefonat e viktimave për të zbuluar se çfarë bisedash, fotografi, video e materiale të tjera dispononin Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe Erdal Durunai. Nga ana tjetër, SPAK ka kërkuar dhe ekzaminimine të telefonave të bashkëpunëtorëve të drejtësisë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj.

Dëshmitë e Dumanit, Alibej i kërkoi të vriste policin Krenar Guçe

Pasi u arrestua në Fier në maj 2020 teksa ra në pritë në përpjekje për të vrarë Talo Çelën, Nuredin Dumani filloi të dekonspironte të gjithë shefat dhe bashkëpunëtorët e tij. Në telefonin e tij u gjetën foto të personave të planifikuar për t’u vrarë. Ndër to doli dhe fotoja e Krenar Guçes, ish-shefi i Krimeve në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, i transferuar më pas në Policinë e Shtetit si specialist i krimeve. Erion Alibeaj mësoi se Guçe po hetonte disa vrasje në Elbasan në vitet 2019-2020. Ai mori dëshmi nga një person që nxori zbuluar emrin e Erion Alibejt për vrasjet e Ramazanit dhe Runajt. Ndaj, Alibej porositi ekzekutimin e Krenar Guçes. Ky i fundit u mor në mbrojtje nga strukturat e shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here