Aksident tronditës! Pamjet e frikshme të momentit kur tramvaji përplaset me autobusin (VIDEO)

0
96

Një aksident i rëndë është shënuar në Alibeykoy të Turqisë.

Një tramvaj është përpalsur me një autobus qyteti dhe si pasojë 19 persona kanë mbetur të plagosur. Katër prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë, sipas medieve turke.

Momenti i aksidentit është kapur nga kamerat e sigurisë.

Aksidenti ka ndodhur pranë stacionit të tramvajit Alibeykoy, teksa autobusi po tentonte të kalonte përmes rrugës së tramvajit.

Të plagosur kanë mbetur pasagjerët e autobusit.

Në vendin e ngjarjes ndodhen një numër i madh autoambulancash dhe policia e cila po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here