“Tërmet” që në ndeshjen e parë, Gjermania “hap portën” dhe i dhuron Japonisë 3 pikë

0
104

24 orë pas surprizës që bëri Arabia Saudite, një tjetër skuadrër aziatike e bën të madhe zhurmën në këtë botëror. Japonia mund me të njëjtin rezultat, 2-1 Gjermaninë duke i shkaktuar një humbje shumë të vështirë për t’u përtypur nga “Die Manchaft”.

Skuadra e Hansi Flick komplikon pozitat që në ndeshjen e parë të grupit pasi shënoi fillimisht me Gundogan nga pika e bardhë por me futjen në lojë të Asano-s që shënoi golin e dytë, ndeshja mori një tjetër drEjtim.

Barazimin e sigloi Doan dhe sulmuesi i Bochum me një veprim të jashtëzakonshëm teknik arriti të realizonte për 3 pikët e Japonisë. Gjermania kthehet 4 vite pas në kohë pasi e nis botërorin aty ku e la në Rusi me një humbje të hidhuir nga një tjetër aziatike në atë kohë, Koreja e Jugut. Në një grup ku bën pjesë edhe Spanja e Kosta Rica, gjërat komplikohen ndjeshëm për 4 herë kampionët e botës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here