‘Të dyshuarit e policisë’/ Noizy, Stresi edhe Sazan Guri rezultojnë pjesë e listave të publikuara nga hakerat

0
183

Një listë e publikuar nga hakerat iranianë, dhe që u pretendua se ishte pjesë e sistemit MEMEX por që u përgenjështrua ashpër nga autoritette shtetërore, kishte emra që gjoja të të dyshuarve të policisë.

Por në 49 file-t e publikuara me gjeneralitete dhe foto të personave me shtetësi shqiptare, të titulluara “Albanian Suspects”, ka edhe shumë emra të tjerë të jetës publike në vend. Në listën e hakerave gjenden edhe këngëtarët Rigels Rajku, njohur me emrin Noizy dhe Arkimed Lushaj, njohur me emrin Stresi. Listës nuk i mungon as ambientalisti Sazan Guri.

Në dokumentin e titulluar “Albanian Suspects” janë shfaqur të dhënat e 105 mijë personave, por në reagimin zyrtar të policisë është hedhur poshtë lajmi se këto informacione janë marrë nga sistemi “MEMEX”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here