“Morëm me qira një shtëpi për masakrën e Don Boskos”, zbërthimi i vëllezërve Beqiraj, zbulohet lëvizja e rradhës e prokurorisë

0
98

Pas dëshmisë së vëllezërve Gentian dhe Indrit Beqiraj, prokuroria e Durrësit po rikthehet në të gjitha vendngjarjet për të verifikuar nëse deklaratat e tyre janë apo jo të vërteta. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar dëshminë e dy të rinjve, që dy ditë më parë u morën peng në rrugën Tiranë-Durrës, për krimin në një lokal në Don Bosko më 4 janar të këtij viti, ku vra gabimisht një kamerier dhe u plagosën 4 të tjerë.

“Për ngjarjen në Don Bosko morën një shtëpi me qira për të ndjekur Geron Hasanbelliun”, mësohet të jenë shprehur dy të rinjtë, që thuhet se ishin paguar nga Ksandër Noga për të vrarë armikun e tij të përbetuar, por që gabimisht thuhet se është ngatërruar shënjestra. Bëhet e ditur se Prokuroria ka shkuar dhe po këqyr vendin ku qëndruan dy vëllezërit, se sa kohë dhe sa lekë paguan për këtë banesë.

Po ashtu bëhet e ditur se organi i akuzës po procedon edhe për ngjarjet e tjera si ajo që lidhet me “Mancin”.

Gentian e Indrit Beqiraj kanë pranuar se kanë marrë porosi nga Kevin Zeneli, lidhje e Kasandër Nogës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika, që më porosi të këtij të fundit duhet të ekzekutonin Arben Mërkurin i njohur me nofkën Maneci, një personazh me shumë dritëhije që u ekzekutua në Sukth pranverën e 2022.

Dy vëllezërit Beqiraj akuzohen se po mbanin në vëzhgim ‘Rrumin’ e Sukthit, për të krijuar terren për të planifikuar vrasjen e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here