Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

0
65

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Tetor ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi njofton se çmimi i naftës për shitjen me pakicë, nga 229 lekë/litri, është bërë 223 lekë/litri.

Sa i përket çmimit të benzinës, nga 203 lekë/litri, tashmë në shitjet me pakicë do të bëhet 198 lekë/litri.

Ndërsa çmimi i gazit vijon të mbetet 78 lekë/litri për shitjet me pakicë.

Bordi i transparencës që ne krijimin e tij i është përmbajtur me përpikëmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin,benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve.

Ministria e Financës ndjen detyrimin të sqaroj opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njejtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative.
Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetem me ndryshimet në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit.

Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e angazhuar në mbrojtje të interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

Situata që po kalojmë nuk është zakontë, ndaj dhe vendimet që marrim, vijnë si përgjigjje e zhvillimeve të ekonomisë vendase, por edhe e lëvizjeve të tregjeve ndërkombëtare.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here