Presidenti rus urdhëroi mobilizimin/ Pas fjalimit të Vladimir Putin, e pazakontë çfarë po ndodh me fluturimet për në Armeni dhe Turqi

0
140

“Mobilizimi i pjesshëm” me tërheqjen e rezervistëve për të luftuar në Ukrainë dhe dënimet e shtuara për ata që refuzojnë ose dezertojnë, ka shkaktuar një situatë të pazakontë në fluturimet drejt destinacioneve (të pakta) ndërkombëtare të arritshme nga Moska.

Menjëherë pas mesazhit të Vladimir Putin drejtuar kombit, në të cilin ai shpalli mobilizimin e pjesshëm për luftën kundër Ukrainës dhe tërheqjen e 300,000 rezervistëve, biletat për fluturimet e sotme nga kryeqyteti rus drejt Jerevanit (kryeqyteti i Armenisë) u shitën. Turqia (ndër destinacionet e pakta me fluturime direkte). Gazeta e pavarur ruse Meduza shkruan në Telegram.

Shqetësimi për mobilizimin e përgjithshëm dhe mbylljen e kufijve si pasojë janë dukshëm një frikë e madhe mes rusëve tani që Putini ka ndërmarrë hapin e parë.

Duhet theksuar se përballë sondazheve që japin pëlqimin rus për operacionin ushtarak në mbi 70% dhe atë për Putinin që e kalon 80%, vetëm 3% e popullsisë thotë se janë të gatshëm të luftojnë për Rusinë.

Ndërkohë, listat e organizatave që ofrojnë këshilla për mbrojtjen e të drejtave të personelit ushtarak tashmë qarkullojnë në Telegram në gjuhën ruse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here