“Koka” e rrjetit bashkë me biznesmenin e Ndraghetas, dalin pamjet e operacionit ku u kap 28-vjeçari dhe 2.3 ton kokainë

0
109

Detaje të reja janë zbardhur nga mediat peruane për operacionin “Poseidon”, ku u shkatërrua një linjë e trafikut ndërkombëtar të kokainës Peru-Europë, dhe ku në rrjetë ra edhe 28-vjeçari shqiptar, i njohur si një nga krerët e grupit, Kadri Cjoci.

Ndërkohë tre të tjerët e arrestuar, janë biznesmeni italian Pasquale Bifulco, 49 vjeç. Ai është një eksponent kryesor i ‘Ndrangheta’s kalabreze dhe që i përket bandës mafioze Ietto-Cua-Pipicella.

Gjithashtu kanë përfunduar në pranga Luis Alberto Narbasya Huayanay 57 vjeç (të cilit iu sekuestruan 5 kilogramë 300 gram kokainë, dy automjete dhe pajisje komunikimi) si dhe Elmer Cárdenas Ramírez, 56 vjeç, të cilit iu konfiskuan një armë gjahu, një pistoletë dhe një revole.

Sipas detajeve të reja, rezulton se kokaina është kapur në Europë, ndërsa njëherësh janë bërë dhe arrestimet në Peru.

“Agjentët e Drejtorisë Kundër Drogës të Policisë Peruane, në koordinim me zyrën e DEA-s në Lima, Policinë Federale Gjermane të Hetimit Kriminal dhe Guardia di Finanza italiane, kryen një operacion të njëkohshëm në Hamburg (Gjermani) dhe rrethe të ndryshme të Lima dhe Ucayali, në Peru, arritën të çmontojnë një organizatë kriminale ndërkombëtare të dedikuar për prodhimin, ruajtjen dhe transportin e drogës dhe kapin rreth 2.3 ton kokainë që kishte mbërritur tashmë në Evropë”, njoftojnë mediat vendase.

Si rezultat i këtyre operacioneve policore, u kryen kontrolle në nëntë prona në Peru. Paralelisht dhe pas kryerjes së teknikave speciale të hetimit, në Hamburg të Gjermanisë u sekuestruan më shumë se 2300 pako me alkaloid kokaine, të cilat do të lidheshin me ndërhyrjen e fundit në Máncora-Piura (Peru).

Operacioni i policisë shërbeu për të çmontuar një rrjet shumë aktiv të dërgimit të kokainës direkt nga vendi i Andeve në Evropë, me shqiptarët dhe vetë ‘Ndranghetan’ e Kalabrisë në qendër të rrjetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here