Google search engine
Home Politike Arben Ahmetaj merr goditjen e fortë, Rama e shkarkon nga posti i...

Arben Ahmetaj merr goditjen e fortë, Rama e shkarkon nga posti i zv.kryeministrit, kjo është ministrja që zë vendin e tij

0
248

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm nëpërmjet një postimi në Twitter se ka shkarkuar nga posti i zv.kryeministrit Arben Ahmetajn dhe në vend të tij ka emëruar Belinda Ballukun.

“Falenderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin. Falenderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon.

Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha. Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre”, shkruan Rama në Twitter.

Arben Ahmetaj merr goditjen e fortë, Rama e shkarkon nga posti i

Arben Ahmetaj merr goditjen e fortë, Rama e shkarkon nga posti i

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here