Policia kërkoi dëshminë e tij për masakrën te mbikalimi i Fushë Krujës, ka ardhur menjëherë reagimi i Ramazan Rrajës që është edhe nipi i deputetit të PS-së, Rraham Rrahja.
“Nuk kam asnje lidhje me krimin, ndodhem jashte vendit. Per shtate muaj ne Shqiperi kam qendruar vetem 3 dite kur kam vizituar familjen. Policia po me sulmon qellimisht dhe me akuzon padrejtesisht per çdo krim”, tha Rraja për News24.
Më herët u raportua se policia kërkoi marrjen e dëshmisë së Ramazan Rrajës, Endrit Dokles dhe një numri të madh personash të tjerë me aktivitet në zonën e Niklës në lidhje me atentatin me tre të vdekur fundjavën e kaluar në Fushë Krujë.







































