Google search engine

    FOTO-EMRI/ Finalizohet super-operacioni, kjo është drejtoresha e Kadastrës së Tropojës në kërkim, 31-vjeçarja me 7 fëmijë që kandidoi në zgjedhjet e 25 prillit për deputete nën siglën e PS-së

    0
    352

    Policia e Tropojës ka zhvilluar një super-aksion në Kadastrën e këtij qyteti, duke arrestuar disa zyrtarë, si dhe shpallur në kërkim përgjegjësen e këtij institucioni.

    Në kërkim është shpallur 31-vjeçarja Ajlin Alfredaj, banuese në Tropojë, nënë e shtatë fëmijëve.

    “Në kuadër të operacionit “Cancel”, nga specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Komisariatin e Policisë Tropojë u bë shpallja në kërkim e shtetases A. A., 31 vjeçe, banuese në Fierzë, Tropojë, me detyrë përgjegjëse e zyrës vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Tropojë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    FOTO-EMRI/ Finalizohet super-operacioni, kjo është drejtoresha e

    Kujtojmë se 31-vjeçarja ka kandiduar në zgjedhjet e fundit parlamentare për deputete nën siglën e PS-së, në Tropojë.

    FOTO-EMRI/ Finalizohet super-operacioni, kjo është drejtoresha e

    FOTO-EMRI/ Finalizohet super-operacioni, kjo është drejtoresha e

    Njoftimi i policisë

    Tropojë/Finalizohen 2 operacione policore, të koduara “Cancel” dhe “Tenderi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik.

    Operacioni “Cancel”-  Falsifikoi dokumentet e pronave, shpallet në kërkim përgjegjësja e zyrës vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Tropojë.

    Operacioni “Tenderi”- Ekzekutohen masat “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për 6 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë.

    Në kuadër të operacionit “Cancel”, nga specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Komisariatin e Policisë Tropojë u bë shpallja në kërkim e shtetases A. A., 31 vjeçe, banuese në Fierzë, Tropojë, me detyrë përgjegjëse e zyrës vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Tropojë.

    Kjo shtetase u shpall në kërkim, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të datës 12.07.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, e cila ka caktuar për shtetasen A. A., masën “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” dhe masën “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

    Nga muaji nëntor i vitit 2021 deri në muajin qershor të këtij viti, ndaj kësaj shtetase ka pasur kallëzime se falsifikonte dokumentet e pronave, duke i regjistruar ato në emër të shtetasve të tjerë dhe jo të pronarëve të ligjshëm të tyre.

    Në kuadër të operacionit policor të koduar “Tenderi”, nga specialistët për Hetimin e Krimin Ekonomik dhe Financiar në Komisariatin e Policisë Tropojë, u bë ekzekutimi i masave “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të caktuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit:

    I., 64 vjeç, banues në Bajram Curri, me detyrë anëtar i Njësisë së Prokurimit, në bashkinë Tropojë;
    B., 64 vjeç, banues në Bajram Curri, anëtar i Njësisë së Prokurorimit, në bashkinë Tropojë;
    B., 63 vjeç, banues në Bajram Curri, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë;
    R., 54 vjeç, banues në Bajram Curri, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë;
    Sh. D., 25 vjeç, banues në Begaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë;

    V., 64 vjeç, banues në Bujan, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë.
    Nga hetimet e kryera janë evidentuar veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin,  të anëtarëve të Njësisë së Prokurorimit (NJP) dhe anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), lidhur me procedurën e prokurorimit me objekt “Rikonstruksioni i 5 segmenteve rrugore, në fshatrat Gri, Bujan dhe Cërrnicë”, zhvilluar në vitin 2020.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here