“Unë kam hyrë në shtëpinë e tij! Ka dashur të më vrasë”/ Shpërthen Frrok Çupi dhe plas ‘bombën për Sali Berishën: Më erdhi me kallashnikov në dorë…

0
111

Analisti Frrok Çupi shprehet se Sali Berisha është një ndër njerëzit më të rrezikshëm të vendit. Ai rrëfen se sesi Sali Berisha ka dashur ta vriste.

“Berishës nuk mund t’i thuash as komunist, as anti komunist, as demokrat as humanist, as hoxhë as prift. Berisha për mua është një kompleks gjërash me një boshllëk shumë të madh brenda dhe e gjitha e çon drejt një prijësi klani, prijësi tribuje, por që e ndërton gjithë pushtetin e tij në mënyrën e mafies. Vet vihet në krye dhe e lidh gjithë mafien nën tutelën e vete. Shikoje sot si i shkojnë sot mbrapa ministrat, fisi, kushërinjtë e të tjerë. Dmth e ndërton pushtetin në mënyrën e mafies, të shpërblimit të falënderimit, të ndjenjës së inferioritetit.”

Alban Dudushi: Mirëpo ka njerëz që besojnë ende tek ai, që mund ta mundë Edi Ramën?

“Sa për PD, e gjithë ajo është njësoj. Dhe pjesa që thotë se është kundër Berishës është me Berishën se ka tërë frymën dhe shkollën e tij. Mund të jenë pak më paqësore, pak më naivë, por janë njësoj si ai. Kjo që po ndodh tanin nën vëzhgimin e SHBA. Amerika është mbrapa kësaj që të mos shembet pluralizmi. Mirëpo ata që janë në valë të kundër të tij e shikojnë me zili sesi të bashkohen prap me Berishën.”, u shpreh ai.

Dudushi: Ti ke pasur një marrëdhënie të ngushtë me Berishën. A ka pas një moment pas ’97 që ti ke besuar se ky njeri ka ndryshuar, mund të korrigjohet?

“Kam pasur dilemat e mia. Unë nuk kam asnjë gjë personale me Sali Berishën. Unë kam hyrë në shtëpinë e tij, kam dalë, kemi miq të përbashkët, por ndoshta kështu jam gatuar që nuk e pranoj dot. Kam pasur dilemat e mia, jam burgosur prej tij, jam ndjekur për t’u vrarë, kanë qenë të sigurt që do më vrisnin, më kanë ardhur militantët e tij dhe më kanë thënë që këtë kallashnikov që kam në dorë e kam për të të vrarë ty. Jam detyruar të largohem nga shtëpia, të lej fëmijët. Më kanë çuar në Vlorë apo jashtë shtetit për të mos më vrarë Berisha. Sinqerisht e kam vuajtur, por nuk më ka mbetur asnjë gjë personale. Berisha është rreziku më i madh që ka parë Shqipëria. Nuk ka krahasim me askënd, sa rreziqet dhe dëmet që ka shkaktuar Berisha. Dëmet e tij janë të pariparueshëm, por sado breza që të lind në Shqipëri do ketë çështje si të pronave që nuk  zgjidhet më. Unë kisha dilemat e mia dhe kam bërë lëshime. Unë e njoh frymën e tij, lëvizjet e tij dhe ndaj kam shpëtuar. Ai ka vrarë njerëz.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here