Tjetërsuan godinën dhe e legalizuan si hotel në mes të Tiranës/ Këta janë 7 zyrtarët e Kadastrës të pezulluar, nisin hetimet edhe për 2 pronarët

0
31

Shtatë zyrtarë të Kadastrës së Tiranës janë pezulluar për shpërdorim detyre, pasi tjetërsuan godinën dhe e legalizuan si hotel.

Mësohet se kallëzimi është bërë nga nëna pasi vëllezërit Turtulli deklaruan si ndërtim pa leje godinën që ndërtoi babai i tyre. Hoteli u ndërtua në 1995 nga Beqir Turtulli, ndërsa 2 djemtë deklaruan se e ndërtuan në 1998.

“Procesi i deklarimit fillon me deklarimin e djemve të saj, Elvis dhe Endri Turturlli në zyrën e ALUIZNI-t. Ky objekt është pa leje, gjë që nuk është e vërtetë, pasi në vitin 1995 ky objekt ka qenë I pajisur me certifikatë pronësie nga hipoteka në emër të ish bashkëshortit Beqir Turtulli. Dy djemtë e saj kanë deklaruar që është ndërtuar në 1998, kur mosha e tyre ka qenë njëri 18 dhe 16 vjeç”, thuhet në dosje.

Të pezulluar janë:

Erjona Pemaj
Klajdi Dervishi
Genc Tufi
Elsa Sherja
Briseida Baraj
Anisa Caka

Ndërsa për mashtrim akuzohen dy vëllezërit:

Elvis Turtulli

Endri Turtulli

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj