Regjisori i njohur zbulon skandalin e presidentit me 187 dekorata “Mjeshtër i Madh”, në 5 vite Meta ka dhënë rreth 900 tituj dhe medalje

0
296

Presidenti Ilir Meta duket se do të mbahen mend si i vetmi kryetar Shtetit në Shqipëri që ka përdhosur institucionin e Presidencës, por edhe në rang global e botëror, që ka thyer rekordin sa i takon shpërndarjes së dekoratave, titujve apo medaljeve në harkun kohor të 5 viteve. Gazeta “SOT”, edhe më herët e ka denoncuar dhënien e dekoratave pa kriter nga ana e presidentit Meta, duke shpallur në një farë mënyrë e tejet ironike gjithë qytetarët “Nderi Kombit”. Por së fundmi rezerva dhe kritika rreth kësaj strategjie që po ndjek presidenti në ikje Meta ka shfaqur edhe regjisori i njohur, Stefan Çapaliku. Ky i fundit ka ironizon në rrjetet sociale dhe madje ka zbuluar skandalin e presidentit Meta me plot 187 dekorata “Mjeshtër i Madh”, ku mes emrave dhe personazheve që ai ka cituar në statusin e tij, janë plot emra anonim që nuk e meritojnë këtë titull, paçka se Kreu i Shtetit në detyrë ka zgjedhur që t’iu shpërndajë medalje. “Titulli “Mjeshtër i Madh” dhënë nga Presidenti i Republikës ne periudhën 2015-2020, Mjeshtër i Madh: Abdulla Grimci; Agim Bajko; Agim Krajka; Agim Tafili; Akademia e Arteve; Albert Verria; Aleko Prodani; Aleks Luarasi; Aleksandër Lalo; Aleksandër Ruçi; Ali Kastrati; Altin Basha; Altin Haxhi; Anisa Markarian; Anton Mazreku; Arbana Xhani; Aristidh Prosi; Arjan Çuliqi”, shkruan regjisori i njohur, Stefan Çapaliku.

Në 5 vite Meta ka dhënë rreth 900 tituj dhe medalje

Por pavarësisht kritikave, presidenti Ilir Meta po shfrytëzon kohën e mbetur në Presidencës për të shpërndarë dekorata dhe medalje, duke bërë qoka e nder, për persona që nuk e meritojnë të marrin titujt të lartë. Gazeta “Sot” ka bërë një verifikimi dhe rezulton se në harkun e 5 viteve, presidenti në ikje ka shpërndarë rreth 900 dekorata, duke thyer kështu rekordin e paraardhësve të tij në krye të Presidencës, por edhe duke hyrë kështu në histori, si presidenti që shpalli gjithë popullin “Nderi i Kombit”. Madje këtë javë që shkoi Meta ka dhënë shumë dekorata, sikundër thuhet në faqen zyrtare të Presidencës. Më konkretisht në 22 Qershor 2022 Presidenti Meta dekoroi sportistë të shquar të qytetit të Lezhës, ndërsa më 24 Qershor 2022 dekoroi disa volejbollistë kampionë të ekipit “Vllaznia”. Ndërkohë vetë presidenti Ilir Meta është kujdesur të mbrojë lëshimin e dekoratave pa kriter prej tij. Presidenti në ikje Meta është pyetur në emisionin “Opinion” pak kohë më parë, lidhur me numrin e lartë të dekoratave të dhëna prej tij, veçanërisht gjatë 22 ditëve të fundit. Gazetarja Fatjona Mejdini tha se sipas statistikave në 22 ditët e fundit, Presidenti Meta ka dhënë 49 dekorata për njerëz të gjallë dhe të vdekur. “Paraardhësit tuaj këtë numër e kanë dhënë për 5 vite. Në 4 vite ju keni dhënë më shumë se 1 mijë dekorata. A është kjo influencë politike, që po e përdorni këtë numër dekoratash për të pasur përfitim politik”, pyeti gazetarja. Por presidenti e cilësoi dhënien e dekoratave një aspekt të punës së tij, duke shtuar se gjithçka është bërë bazuar në kritere. “Kjo është qesharake. Është funksion i presidentit. Ata nuk kanë këtë shqetësim, atyre shqetësimi ju lindi kur u dekorua Avni Rustemi, që nuk ishte dekoruar asnjëherë. Unë dekorova dhe babain e ministres Balluku. Sepse ma sollën, sepse ka qenë kampion”, deklaroi presidenti Meta, duke shtuar se në këtë situatë që Parlamenti nuk ka shumë ligje, një nga detyrat e presidentit është dhe kjo.

Presidenti i ri Begaj nuk do japë më shumë se 23 dekorata në vit

Megjithatë ndryshe nga Ilir Meta, presidenti i ri i Republikës, Bajram Begaj nuk do të japë më shumë se sa 23 dekorata në vit pa miratimin e një organi të ri kompetent, që do të jetë Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve. Kështu parashikon projekti për ligjin e ri për dekoratat në Shqipëri. Nisma ligjore është hartuar nga qeveria pak ditë më parë pas një historie të paprecedentë abuzimi me dekoratat nga Presidenti në detyrë Ilir Meta, i cili nuk ka lënë pa dekoruar as restorantet e mishit dhe qofteret me titullin ‘Mjeshtër i Madh’. Gjatë mandatit 5-vjeçar si President, Ilir Meta ka dhënë rreth 700 dekorata, mbi dyfishin e pasardhësve të tij, duke nderuar nga personazhe të dyshimtë deri tek restorantet me mish gici. Në këto rrethana, qeveria ka vendosur që të kufizojë me ligj numrin e dekoratave që do të jepen nga Presidenti i Republikës brenda një viti. Konkretisht, Presidenti nuk mund dekorojë çdo vit pa propozim paraprak të autoriteteve përkatëse, më shumë se sa 10 % të numrit të përgjithshëm të dekoratave të të gjitha kategorive që mund të jepen brenda vitit. Numri maksimal i dekoratave të të gjitha llojeve që mund të jepen brenda një viti nga të gjitha autoritetet është rreth 230. Presidenti mund të japë deri në 23 dekorata në viti, në një kohë kur presidenti aktual Ilir Meta ka dhënë rreth 150 në vit. Dekoratat që do të japë presidenti mbi këtë numër, kushtëzohen me dhënien e miratimit nga Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve, e cila do të ngrihet me urdhër të kryeministrit.

Regjisori i njohur zbulon skandalin e presidentit me 187 dekorata

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here