Ndizet në ‘flakë’ Athina, sulmohen zyrat e këtyre 2 institucioneve të rëndësishme, qytetarët në panik

0
24

Nata e mbrëmshme nuk ka qenë aspak e qetë në Athinë, aty ku persona të paidentifikuar kanë sulmuar zyrat e PASOK-ut në Charilaou Trikoupi, por edhe Ministrinë se Kulturës.

Sulmi ka ndodhur në Charilaou Trikoupi por është prekur edhe detashmenti jashtë Ministrisë së Kulturës, në rrugën Bouboulinas.

Gjithashtu, sipas mediave greke një grup prej rreth 50 personash kanë djegur kosha në rrugën Tosica dhe rrugicat përreth. Ndërkohë që ka raportime për një makinë të djegur në kryqëzimin e Navarinou dhe Char.

Bëhet e ditur se pak para orës 21:00, efektivët e policisë së Grupit DRASI kanë marrë sende nga persona të panjohur në kryqëzimin e rrugëve Stournari dhe Tsamadou. Gjithashtu blutë e kryeqyteti grek janë kundërpërgjigjur me përdorimin e kimikateve.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj