I zunë postin e drejtoreshës së Teatrit Kombëtar të Operas, Zana Çela: Shprehem pasi të…

0
144

Pas gjashtë vitesh në detyrën e drejtoreshës së Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor, Zana Çela nuk u rizgjodh për një mandat tjetër drejtues ndonëse konkurroi sërish duke paraqitur një platformë para komisionit të ngritur nga Ministria e Kulturës.

Mes 7 aplikantëve, për detyrën u përzgjodh, Abigeila Voshtina, violiniste dhe ish-drejtoreshë artistike në Opera, njëherësh ish-bashkëpunëtore e Çelës.

E kontaktuar  nga BalkanWeb, Zana Çela, tha se nuk ka marrë ende dokumentin e lirimit nga detyra.

“Në bazë të procedurave administrative, dokumenti quhet i marrë në administrim kur shkresa – vendimi vjen me protokoll, ky quhet dokumenti zyrtar që më jep të drejtën finale të informimit dhe zbatimit të vendimit. Me ta pasur këtë dokument do të shprehem plotësisht”.
Këshilli i Ministrave ka nxjerrë një vendim me 22 qershor, ku liron nga detyra Zana Çelën dhe emëron në detyrë Abigeila Voshtinën. VKM në fjalë, ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.KM në fjalë, ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here