Rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës, gazi mbetet 90 lekë/litri, ja tarifat e vendosura nga Bordi i Transparencës

0
190

Bordi i Transparencës gjatë mbledhjes ditën e djeshme ka vendosur tarifat e reja për naftën, benzinën dhe gazin. Sipas vendimit, nafta nga 229 lekë/litër, do të shitet me 239 lekë. Benzina do të shitet me 237 lekë për litër ndërsa gazi me 90 lekë për litër. Në njoftim theksohet po ashtu, thuhet se çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën. “Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 239 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 227lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të  jetë 237 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet. ( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën)”, thuhet në njoftim. Sipas informacionit të publikuar çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi që nga data 27 Maj 2022 ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i bën thirrje çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi pasi në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.“Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë”, shkruhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here